Në “Euro 2024” u prezantua me emrin e madh, por pa shumë kuota në renditjen e favoritëve.
Megjithatë, me kalimin e sfidave, sidomos me fitoren 3-0 ndaj Rumanisë në fazën e 1/16-ve dhe 2 me 1, ndaj Turqisë, në çerekfinale “Tulipanët” e Holandës treguan se kanë të gjithë talentin dhe kualitetin për të garuar mes më të mëdhenjve për trofeun më të rëndësishëm të futbollit europian.
Pas shkëlqimit në ndeshjet e fundit, tekniku Ronald Koeman dhe të besuarit e tij duhet të gjejnë konfirmimin në gjysmëfinalen kundër “Tra Luanëve” të Anglisë ku në pamje të parë, “Tulipanët” janë favoritët absolut, por strategu holandez i beson vetëm fushës.“Mendoj se rikthimi në gjysmëfinale do të jetë një shtysë më shumë për skuadrën dhe mendoj se për të gjithë kombin është diçka e veçantë. Ne jemi një komb i vogël dhe jemi pjesë e gjysmëfinales me Anglinë, Francën dhe Spanjën.
Do të jetë një natë e mrekullueshme të mërkurën mes dy kombeve të mëdha, një natë historike. Në fillim të edicionit askush nuk mendonte se ne do të shkonim në gjysmëfinale, por ne besuam dhe ja ku jemi”,- u shpreh tekniku i Holandës, i cili nuk do të shqetësohet nga asnjë mungesë e ndonjë lojtari këtë të mërkurë. Mirëpo, ndryshe nga kundërshtarët e fundit, Rumania e Turqia, “Tre Luanët” konsiderohet një ekip elitar, i cili në Gjermani arriti gjysmëfinalen e tretë në katër kompeticionet e fundit madhore dhe synon finalen e radhës të Kampionatit Evropian të futbollit, sidomos pas asaj humbjeje në “Ëembley” përballë Italisë, në Euro 2021 dhe këtë triumfin e kërkon edhe tekniku Southgate.