Turisti turk dhunon rojen në Krujë, e tërheq zvarrë

Editor
2 Min Read

Një turist turk, 23-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se pas një konflikti për pagesën e parkimit, ka goditur me automjet rojen Bujar Dedja, në Krujë.  Ditën e djeshme roja ka tentuar të ndalë një çift turistësh të cilët po largoheshin pa paguar. Ata fillimisht janë konfliktuar me rojen e një parkingu privat në afërsi të Kalasë së Krujës.

Më tej bëhet me dije se roja ka tentouar tu bllokojë rrugën dhe më pas është varur në kofanon e autoveturës së turistëve. Kjo nuk i ka ndaluar turistët, të cilët e kanë marrë me vete në kofano rojen për disa dhjetra metra. Më pas roja ka rënë në tokë dhe është plagosur rëndë në tokë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin turk Y. K., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Krujë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta,ka goditur me automjet shtetasin B. D., 62 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë është dëmtuar 62-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk R. S., 23 vjeç(pasagjer në automjet), për moskallëzim krimi”, njofton policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al