Turku i heroinës që u kap në Tiranë!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Detaje të Reja nga arrestimi në Rinas i kreut të një rrjeti kriminal të trafikut të heroinës që shtrihej nga Irani në Evropën Perëndimore.

57-vjeçari turk, me banim në Holandë, mësohet se është vendosur në pranga në aeroportin e Rinasit më 23 Nëntor teksa po hynte në Shqipëri.

Sipas Europol, ai u arrestua pas një operacioni ndërkombëtar dhe hetimet u drejtuan nga autoritetet gjermane me mbështetjen edhe të Holandës.

I dyshuari tani është në pritje të ekstradimit të tij në Gjermani.

Shtetasi turk, Nihat Ozbek, dyshohet se fshihet pas një sasi prej 703 kilogramë heroinë që u sekuestruan në portin e Hamburgut në Gjermani më 30 gusht 2022.

Heroina ishte fshehur në një ngarkesë me kontejnerë sapuni me origjinë nga Irani.

57-vjeçari akuzohet se drejtonte një bandë ndërkombëtare që kontrabandonte tonelata heroinë nga Irani në vendet e Evropës Perëndimore nëpërmjet Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Scroll to Top