Turqi/ Rrëzohet avioni gjatë një propozimi për martesë, dy të plagosur rëndë

Jil
Jil
1 Min Read

Një moment që duhej të ishte i paharrueshëm për dashuri, përfundoi në tragjedi në Adana të Turqisë. Një avion i vogël i tipit “Ultra Light” u rrëzua në një plantacion agrumesh, vetëm pak sekonda pasi një vajzë tha “Po” në një propozim martese nga ajri.

Ngjarja ndodhi në zonën Yüreğir, pranë pistës “Kelaynak”. Në bord ndodheshin piloti 39-vjeçar Burak Yürekli dhe Şeyda Doğan, e cila ishte ftuar në fluturim nga partneri i saj. Përmes radios, ai i bëri propozimin për martesë nga toka, ndërsa Şeyda tha “Po” me emocion.

Pamjet e regjistruara nga të pranishmit tregojnë momentin e përgjigjes së saj, por gëzimi zgjati shumë pak: avioni humbi kontrollin dhe u përplas në një fushë pranë pistës.

Të dy pasagjerët u transportuan me urgjencë në Spitalin Universitar të Adanasë dhe raportohen në gjendje të rëndë shëndetësore. Autoritetet turke kanë nisur një hetim për shkaqet e aksidentit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania