KOSOVË- Një zjarr i madh është regjistruar ditën e sotmë në një fabrikë në Drenas. Pamjet e publikuara nga mediat kosovare duket një tym i madh i zi i cili ka mbuluar zonën. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se incidenti ka ndodhur në një fabrikë.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”, deklaroi ajo.
Ahmeti tha se detaje tjera lidhur me rastin do të bëhen publike më vonë. Mediat në Kosovë raportojnë se zjarri ka shpërthyer në një fabrikë të plastikës, ku zjarri ka përfshirë gjithë objektin.