“Tysoni” shqiptar fiton me TKO në Belgjikë – kundërshtari serb: “Më kafshoi!”

Jil
Jil
1 Min Read

Leuven, Belgjikë | 20 Tetor 2025 – Një duel boksi mes sportistit shqiptar Meridon Karaxha, i njohur ndryshe si “Tysoni” shqiptar, dhe boksierit serb Djordje Stojkoviç, ka përfunduar me polemika të forta dhe pretendime për sjellje josportive.

Ngjarja ndodhi gjatë eventit LLN Boxing Night në qytetin belg të Leuvenit. Ndeshja në kategorinë deri në 67 kg u ndërpre në raundin e katërt, pasi Stojkoviç pretendoi se ishte kafshuar në shpatull nga Karaxha, në një moment kontakti të ngushtë.

Sipas mediave serbe, boksieri serb ndaloi menjëherë ndeshjen duke mbajtur shpatullën e djathtë dhe kërkoi ndërhyrjen e gjyqtarit. Por në vend të ndëshkimit të Karaxhës për sjellje josportive, gjyqtari Michel Maxiuta vendosi të ndalojë ndeshjen dhe t’i japë fitoren shqiptarit me nokaut teknik (TKO).

Kjo ka shkaktuar zemërim të madh në Federatën Serbe të Boksit Profesional, e cila ka paralajmëruar një ankesë zyrtare në Federatën Belge, duke kërkuar rishikim të videos dhe përmbysje të rezultatit.

Meridon Karaxha, nga ana tjetër, nuk ka reaguar ende publikisht për akuzat, ndërsa fitorja e tij është regjistruar zyrtarisht si një TKO në raundin e 4-t.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania