U akuzua se dhunoi 19-vjeçaren që të abortonte fëmijën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

27-vjeçari shqiptar, Ymer Haxhiaj, i akuzuar për ndërprerjen me dhunë të shtatzënisë së të dashurës së tij 19-vjeçare në Zakynthos të Greqisë, është liruar me kusht.

I riu shqiptar ka shkuar në Gjykatë paraditen e së hënës (26/02) dhe me vendim të përbashkët me prokurorin është liruar me kushte shtrënguese, garanci 2000 euro, ndalim daljeje jashtë vendit, paraqitje në komisariat dhe kushte kufizuese ndalim afrimi me 19-vjeçaren.

Ky vendim ka sjellë reagime të forta nga familjarët e vajzës së re, të cilët kanë deklaruar se po tentohet që të mbyllet çështja pa marrë dënimin që meriton.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, kur 27-vjeçari ka shkuar dhe ka marrë nga shtëpia 19-vjeçaren, e cila ishte rreth 2 muajshe shtatzënë. Pas kësaj, ai e ka lidhur, e ka rrahur dhe e ka detyruar të marrë mjekim për të ndërprerë shtatzëninë. Të nesërmen në mëngjes, 27-vjeçari e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakynthos, ku po trajtohet jashtë rrezikut, por shtatzënia e saj është ndërprerë.

Pas një denoncimi, Drejtoria e Policisë së Zakynthos arrestuan shqiptarin, i cili akuzohet për dhunë në familje, ndërprerjes së shtatzënisë, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe vjedhjes, pasi i kishte marrë dhe celularin partneres së tij.

Scroll to Top