U arrestua në Fier si drejtues i trafikut të drogës, në gusht Edi Hoxha plagosi me thikë një person

Jil
Jil
2 Min Read

Edi Hoxha alias Edison Hoxha i cili u arrestua sot në Fier, nën dyshimet se është kreu i një grupi kriminal që trafikonte drogë në vendin tonë, Itali dhe Zvicër gjatë viteve 2020 dhe 2021, nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Në 9 gusht të këtij viti, ai plagosi me thikë një person gjatë një sherri. Ngjarja ka nisur pas një konflikti verbal mes Albion Majacit, 28 vjeç, dhe Edi Hoxhës. Në përleshje është përfshirë edhe vëllai i Hoxhës, Toni Seitaj, 38 vjeç.

Gjatë debatit që degjeneroi në dhunë fizike, Hoxha ka përdorur një mjet prerës, duke goditur Majacin dhe i ka shkaktuar plagë të rënda në trup. Në përpjekje për të ndaluar sherrin ose për t’u mbrojtur, edhe Seitaj është dëmtuar në dorë.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Fierit kanë shkuar për të marrë mjekim 2 shtetas të dëmtuar me mjet prerës, kanë organizuar punën për nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe u kap dhe u vu në pranga 40-vjeçari.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania