
Kukës, 6 maj 2025 – Një punonjës i Policisë Rrugore në DVP Kukës është përfshirë në një konflikt fizik pasditen e sotme, rreth orës 17:00, në rrugën që të çon drejt fshatit Pobreg.
Burime zyrtare bëjnë me dije se inspektori Q.D. është sulmuar nga disa persona, në rrethana që lidhen me ushtrimin e detyrës së tij. Aktualisht, ai po jep kallëzim pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë.
Nga hetimet paraprake, është identifikuar një prej personave të përfshirë në konflikt, me të cilin polici kishte pasur një debat të mëparshëm për shkak të detyrës.
Grupi hetimor dhe oficerët e Policisë Gjyqësore janë angazhuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Ndërkohë, forcat e Policisë po kryejnë kontrolle për kapjen e personit të identifikuar.
Hetimet janë në vijim.
Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, Inspektor Q.D, punonjësi i Policisë Rrugore në DVP Kukës, ka njoftuar se në rrugën për në fshatin Pobreg, është konfliktuar fizikisht me disa persona për shkak të detyrës.
Punonjësi i Policisë aktualisht është duke dhënë kallëzim pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë.
Nga veprimet e para është identifikuar njëri prej personave që punonjësi i Policisë ka debatuar për shkak të detyrës ditë më parë.
Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, së bashku me grupin hetimor po punojnë për identifikimin dhe të personave të tjerë, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle për kapjen e personit të identifikuar nga ana e Policisë.