U gjet i mbytur në lumë, identifikohet viktima

Editor
1 Min Read

Policia e Shkodrës, ka identifikuar trupin e personit që u gjet i pajetë katër ditë më parë në lumin Drin.

Mësohet se bëhet fjalë për një 46-vjeçar, i cili vuante nga problemet e shëndetit mendor.

Sipas informacioneve, ai ishte banues në Pejë të Kosovës.

“Në vijim të informacionit të dhënë me datë 28.06.2024, se në ujërat e lumit Drin, në afërsi te urës së Bahçallëkut, ishte gjetur trupi i një shtetasi të paidentifikuar, ju bëjmë me dije se pas veprimeve hetimore dhe procedurale u mundësua identifikimi i këtij shtetasi, 46 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), shtetas kosovar, banues në Pejë, i cili dyshohet se është vetëhedhur në lumë. Punohet për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *