U hiqet licenca 11 noterëve, ministri Manja paralajmëron aksion

Editor
1 Min Read

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka njoftuar heqjen e licencës për 11 noterë në mbarë vendin si dhe sekuestrimin e 17 arkivave noteriale.

Operacioni është zhvilluar gjatë periudhës Janar-Gusht 2024. Sipas ministrisë, kontrollet kanë ardhur si pasojë e ankesave të qytetarëve.

Gjatë periudhës Janar-Gusht 2024, Ministria e Drejtësisë ka forcuar dhe intensifikuar kontrollet në zyrat noteriale në të gjithë vendin, duke realizuar 42 inspektime, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar. Këto kontrolle kanë ardhur si përgjigje ndaj shqetësimeve të ngritura nga qytetarët, si dhe për të garantuar zbatimin e rregullave ligjore nga ana e noterëve.

Si rezultat i këtyre inspektimeve të thelluara, janë marrë masa administrative ndaj 22 noterëve të cilët janë konstatuar me shkelje. Prej tyre, 11 noterëve u është hequr përfundimisht licenca, 4 të tjerë janë pezulluar, ndërsa ndaj 7 noterëve janë vendosur masa administrative. Gjithashtu, janë sekuestruar 17 arkiva noteriale” ka njoftuar Manja.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *