Kapet në flagrancë duke vjedhur një 24-vjeçare në Elbasan. Mësohet se 24-vjeçarja M.K u kap duke vjedhur para dhe bizhuteri në një banesë.
Paratë dhe bizhuteritë e vjedhura nga e reja janë sekuestruar më pas nga Policia.
Njoftimi i Policisë:
Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë:
-M. K., 24 vjeçe, sepse u kap në flagrancë pasi kishte vjedhur një shumë parsh dhe disa bizhuteri, në një banesë. Shuma e parave dhe bizhuteritë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.