U kap me 16 kg kokainë në automjet, 29-vjeçari shqiptar

Editor
1 Min Read

Një shqiptar 29-vjeçar është arrestuar nga policia italiane pasi i gjetën në makinë 16 kilogramë kokainë. Ngjarja ka ndodhur në zonën Ponte San Giovanni, Peruxhia.

Teksa oficerët po kryenin kontrolle në territor pikasën një automjet i cili po ecte me shpejtësi. Shoferi dukej mjaft nervoz dhe i shqetësuar ndaj kjo bëri që ata të kryenin një kontroll në makinën e tij, shkruan Ansa.

Në fund të bagazhit policia gjetën të fshehura 15 pako me lëndë narkotike kokainë. I riu pa precedentë penalë të mëparshëm akuzohet për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike për qëllime shitjeje.

Me urdhër të prokurorit publik, ai u mbajt në burgun Perugia-Capanne, në pritje të seancës së vlefshmërisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *