JiL.al - Jeto i Lumtur

U kap me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 45-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 45-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë pasi është kapur me armë zjarri. Mësohet se 45-vjeçari, përveç armës, kishte në makinë krehër si dhe municion luftarak. Policia po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të 45-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Forca e Posaçme Shqiponja në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Strike 15”. Policia sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, me krehër dhe municion luftarak. Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur, në rrugën Sazani, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 15”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – A. H., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, me të cilin lëvizte 45-vjeçari, dhe kanë ushtruar kontroll, gjatë të cilit, në pjesën e poshtme të sediljes së shoferit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak si dhe një shumë parsh. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.

Scroll to Top