U kap me kokainë dhe një shumë parash, vihet në pranga autori

Editor
1 Min Read

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë (FKS) dhe shërbimet e mbështetjes operacionale, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e narkotikëve, evidentuan dhe goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll një automjet tip “BMW”, me drejtues shtetasin K. P., dhe pasagjer shtetasin E. P. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. P., u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike, kokainë, si dhe një shumë parash, për të cilën dyshohet se ky shtetas e kishte përfituar nga shitja e lëndës narkotike në doza.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, shuma e parave, automjeti tip “BMW” dhe një aparat celular.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 38 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al