
Endrit Doku, tentoi t’i shmangej kontrollit duke u hedhur në det bashkë me çantën që mbante me vete. Ai u kap nga skafi i policisë kufitare Sarandë, ndërsa një polumbar gjeti në thellësi çantën me një armë zjarri (pistoletë) brenda saj.
SARANDA- Gjykata e Sarandës ka lënë në burg 27-vjeçarin Endrit Doku, 27-vjeçarin Ervis Cukali dhe 21-vjeçarin Imer Gega të cilët lëviznin me armë në një automjet luksoz të premten në mbrëmje.
Të rinjtë u ndaluan nga efektivët e forcave “Shqiponja” të Komisariatit të Sarandës, në rrugën “Butrinti”, teksa lëviznin me një automjet luksoz “Porsche Panamera”.
Endrit Doku, tentoi t’i shmangej kontrollit duke u hedhur në det bashkë me çantën që mbante me vete. Ai u kap nga skafi i policisë kufitare Sarandë, ndërsa një polumbar gjeti në thellësi çantën me një armë zjarri (pistoletë) brenda saj.
Ndërsa Ervis Cukali rezultoi person në kërkim prej dy vitesh për akuzat “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”.