U kapet drogë dhe armë në automjet, në pranga dy persona

Editor
1 Min Read

Lëviznin me automjet, të armatosur dhe me doza cannabisi gati për shitje, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 170 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dhjetëra doza cannabis, 2 celularë dhe automjeti.

‘Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të inteligjencës policore, të siguruara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se 2 shtetas lëviznin të armatosur dhe me doza cannabisi me vete, të gatshme për shitje, Komisariati i Policisë Fier, në aksin rrugor “Pojan-Dërmenas”, ndaloi për kontroll, automjetin që drejtonte shtetasi P. F. alias P. Xh. dhe ku ishte pasagjer E. H.. Gjatë kontrollit në këtë automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 170 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dhjetëra doza cannabis gati për shitje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier vuri në pranga shtetasit P. F. alias P. Xh., 49 vjeç dhe E. H., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Dërmenas, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *