JiL.al - Jeto i Lumtur

U konstatua se do të kryente një vrasje, i dyshuari bie në pranga

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e rëndë është parandaluar mbrëmjen e kësaj të marten në Prishtinë ku një person është konstatuar që do të kryente një ngjarje kriminale.
Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar nga policia një granat dore, një AK-47, një pistoletë, 30 fishekë dhe një karikator.
Bëhet me dije se pas vënies në pranga dhe marrjes në pyetje , i dyshuari po mbahet në qeli.
 
Njoftimi i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. Xheladin Hana, Prishtinë / Lidhur me rastin, me 18.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një granat dore, një AK-47, një pistoletë, 30 fishekë dhe një karikator. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Scroll to Top