JiL.al - Jeto i Lumtur

U konstatua se qarkullonte me thikë, adoleshenti e pëson

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Procedohet penalisht i mituri në Velipojë. Mësohet se një 15-vjeçari gjatë kontrollit fizik i është gjetur një thikë.

Mjeti prerës u sekuestrua, dhe me rastin do të merret Prokuroria e Shkodrës.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 15-vjeçar, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top