U nis nga Himara për Durrës, skafi pëson defekt në det, shpëtohen 3 persona

Jil
Jil
1 Min Read

Kapiteneria e Portit Vlorë, në bashkëpunim me QNOD-në dhe Policinë Kufitare Vlorë, ka kryer operacionin e shpëtimit të një mjeti lundrues tip skaf me flamur Shqiptar, me 3 persona ne bord.

Mjeti lundrues ishte nisur nga Himara një natë më përpara dhe kishte për destinacion Durrësin, por kishte pësuar avari në motor dhe ishte duke bërë ujë në lokal të motorit në afërsi të Gjirit të Gramës.

Drejtuesi i mjetit lundrues pasi është hasur me defektin ka kontaktuar me Kapitanerinë e Portit Vlorë dhe ka kërkuar asistencë teknike dhe rimorkimin e mjetit lundrues pasi ishte në kushtet e lëvizjes “pa motor” dhe nuk mund të lundronte më.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania