U përfshinë në një përplasje me armë zjarri me policinë, zbardhen emrat e dy të rinjve! Si ndodhi grabitja e karburantit

Jil
Jil
1 Min Read

]Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me arrestimin e dy të rinjve Ardit Domi dhe Lorenc Cali që u përplasen me arme zjarri me policine. Sipas burimeve policore, automjeti që dyshoheshin se ishte përdorur për grabitje ishte vjedhur më 20 gusht në sektorin Rinia.

Pak orë më vonë, në një pikë karburanti në Sukth, grabitësit me armë morën lekujt e xhiros dhe u larguan pa u identifikuar. Në orët e para të mëngjesit, pranë zonës së Çifligut, policia mori njoftim për dy persona të maskuar që tentuan të grabisnin një automjet G Class, por drejtuesi i makinës arriti të largohej. Forcat e policisë lokalizuan automjetin e vjedhur dhe nisën ndjekjen. Gjatë ndjekjes, grabitësit hapën zjarr ndaj policisë.

Njëri nga grabitësit, Ardit Domi, u plagos dhe u transportua në spital, ndërsa Lorenc Cali u arrestua pas disa minutash rezistence. Policia gjithashtu ndihmoi pjesëmarrësit e një dasme në zonë që të largoheshin pa probleme nga restoranti ku po zhvillohej ceremonia.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania