JiL.al - Jeto i Lumtur

U plagos teksa po rinovonte një ndërtesë, ndërron jetë 25-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës ka humbur jetën tragjikisht pasditen e sotme. Mësohet se viktima ishte plagosur gjatë rinovimit të një ndërtese në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë viktimës i ra në kokë një mjet metal. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, tha se vdekjen e punëtorit e konfirmoi “ekipi i urgjencës.

“Ju informojmë se me datë 23.11.2024, në ora 15:40, në rrugën “Ekrem REXHA ” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u renovuar, brenda në katin e fundit të saj, derisa një puntor ishte duke punuar nga lartësia bie një profilë metali, I njëjti e godet në kokë puntorin A. G. 25 Vjeçar nga fshati Vragoli, fushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjences”, thuhet në deklaratën e policisë.

Scroll to Top