U rrëzua nga shkallët, humbet jetën e moshuara

Editor
1 Min Read

Një e moshuar 82-vjeçare ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht në shkallët e banesës së saj. Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. 

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se janë arrestuar dy persona njëri pasi i është gjetu droge dhe tjetri sepse ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Njoftimi i policisë: 

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin V. M., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.

Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin I. V., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij. Komisariati i Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, shtetasja K. Th., 82 vjeçe, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në oborrin e banesës së saj, në fshatin Nivicë, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *