U skualifikua nga gara për drejtor policie në Qarqe

Editor
1 Min Read

Drejtori i Policisë së Fierit, Lorenc Panganika, është i vetmi në mesin e 38 kandidaturave në garën për drejtor qarqesh që deri më tani ka ankimuar renditjen nga Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve, brenda afatit ligjor.

Panganika, i cili më herët ka drejtuar edhe Policinë e Tiranës, është renditur në vendin e 16-të me 66 pikë. Afati për ankimime mbyllet të martën në mesnatë, ku do të shqyrtohet nga një tjetër komisionin apeli dhe më pas i hap rrugë emërimit të 12 drejtorëve të rinj.

Lista e Komisioni të Vlerësimit të Aplikimeve i është dërguar drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili më pas do të emërojë 12 drejtorët e Policisë në Qarqe.

Proda mund të zgjedhë për të emëruar drejtorë në qarqe vetëm emra nga 15 kandidatët e parë, të cilët kanë arritur të marrin mbi 70 pikë. Panganika, i cili është renditur i 16-ti dhe me 66 pikë, është skualifikuar nga gara për t’u rizgjedhur drejtor.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *