U sulmua me armë mëngjesin e sotëm, humb jetën në spital

Editor
1 Min Read

Ka ndërruar jetë në QKUK personi i plagosur mëngjesin e sotëm në qendër të Mitrovicës në Kosovë. Sipas mediave të Kosovës, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Zyra për informim e QKUK-së, ju konfirmon se përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikës Emergjente, një person i plagosur në Mitrovicë, nuk ka arritur të mbijetojë, për shkak të plagëve që ka pasur dhe gjendjes së rënduar shëndetësore”, ka thënë Fazliu.

Personi i plagosur u dërgua në QKUK nga Emergjenca e Spitalit të Mitrovicës, në gjendje shumë të rëndë, pasi kishte marrë dy plagë në shpinë. Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Çfarë ndodhi mëngjesin e sotëm?

Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti

“Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Fatime Hetemi’ në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante janë duke vazhduar rrjedhën hetimore”, tha Zahiti.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *