JiL.al - Jeto i Lumtur

Iu vodhën 7 milionë euro gjermanëve përmes Call Center

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka marrë vendimin për të dënuar vetëm 2 nga 13 të pandehurit për dosjen e call centerave me vlerë mashtrimi 7 milion euro, ku në krye të skemës qëndronte Erjon Kasmi.

GJKKO e dënoi 7 vite e 4 muaj burg Kasmin ndërsa bashkëpunëtorin e tij Xhulian Xhafa me 6 vite e 8 muaj, ndërkohë 11 të tjerë u shpallën të pafajshëm.

GJKKO ka dhënë vendimet për 13 të akuzuarit për mashtrim me vlerë rreth 7 milion euro të shtetasve gjermanë përmes call center-ave, duke dënuar vetëm 2 shtetas me burg, ndërsa 11 të tjerë u shpallën të pafajshëm.

Erjon Kasmi është i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe për krijim të grupit të strukturuar kriminal është shpallur fajtor dhe është dënuar me 7 vite e katër muaj burg, teksa konsiderohet edhe si një nga personat kyç në aktivitetin kriminal.

Me 6 vite e 8 muaj burg u dënua bashkëpunëtori I tij Xhulian Xhafa

Scroll to Top