UEFA përcakton ku do të luhen ndeshjet e Shqipërisë në transfertë

Editor
2 Min Read

TIRANE – Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në grupin B1 të UEFA Nations League më 7 shtator në transfertë ndaj Ukrainës. UEFA ka vendosur që ky takimin të luhet në Çeki, në stadiumin “Epet Arena”, duke nisur nga ora 20:45.

Tre ditë më pas, më 10 shtator, kuqezinjtë do të presin Gjeorgjinë në folenë kuqezi, në stadiumin“Air Albania”. Kjo sfidë është planifikuar të luhet në ora 20:45.

Në muajin tetor, Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë në transfertë. UEFA ka përcaktuar edhe stadiumet se ku do të luhen këto dy takime.

Ndeshja Çeki – Shqipëri do të zhvillohet në stadiumin “Epet Arena”, më datë 11 tetor, në ora 20:45. Ndërsa sfida Gjeorgji – Shqipëri e programuar për t’u luajtur më 14 tetor do të zhvillohet në stadiumin “Mikheil Meskhi I Stadium” në Tbilisi të Gjeorgjisë. Ndeshja do të startojë në ora 18:00.

Dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League në grupin B1 kuqezinjtë do t’i luajnë në shtëpi në stadiumin “Air Albania”. Sfida Shqipëri – Çeki do të luhet më 16 nëntor, në ora 20:45, ndërsa takimi Shqipëri – Ukrainë do të zhvillohet më 19 nëntor, në ora 20:45.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *