Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nënshkroi sot një ligj përmes të cilit ai do të përdorë 60% të buxhetit 2025 për luftën me Rusinë.
Sipas Zelenskyt 60% e buxhetit të vitit të ardhshëm do të shkojë për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit si edhe për të luftuar agresionin rus.
Mendohet se 60% i buxhetit ka një vlerë që shkon deri në 50 miliardë dollarë. Buxheti, në total 82 miliardë euro, u miratua nga parlamentarët ukrainas më 19 nëntor.
Ukraina e cila ka më pak armë dhe më pak ushtri në frontin e luftës është e detyruar të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes për të përballuar sulmet në luftën e Rusinë, e cila shkurtin që vjen hyn në vitin e saj të tretë.
Në total, pak më shumë se 50 miliardë euro do të shpenzohen për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare , që përfshin prodhimin e armëve dhe pagat e ushtarëve, sipas ministrisë së financave.
Pushtimi rus i Ukrainës që nga shkurti 2022 ka shkatërruar ekonominë kombëtare , si dhe infrastruktura të shumta, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme ekonomike dhe duke nxitur Perëndimin të ndihmojë masivisht Kievin.
Largimi i miliona ukrainasve jashtë vendit kanë ndikuar negativisht edhe në të ardhurat tatimore të shtetit.
Ushtria ukrainase prej disa muajsh po përballet me vështirësi në fushën e betejës kundër trupave ruse, të cilat po përparojnë në disa sektorë të frontit..