Unaza e Madhe e Tiranës, çliron trafikun dhe shkurton distancat

Editor
2 Min Read

Ndërtimi i Unazës në pjesën veriore të saj, që u hap për qarkullim në 30 dhjetor ka qenë edhe pjesa më e vështirë e saj, për shkak të ndërtimeve të shumta në zone, per te cilat u desh te behej shpronësimi.

Segmenti liron qendrën e Tiranës, nga lëvizja e panevojshme e automjeteveve që ishin te detyruar te qarkullonin aty për të mbërritur në destinacionet e tyre.

Përveç impaktit kryesor në lehtësimin e lëvizjes, duke shpërndarë qarkullimin e automjeteve, Unaza pritet t’i japë gjithashtu një zhvillim të rëndësishmë ekonomik periferisë së kryeqytetit.

Ndërtimet në zonën e Paskuqanit, pranë unazës janë intensive, ndërsa vlera e pronës është rritur. Në këtë pjesë unaza bashkon Tiranën me Paskuqanin përmes Bulevardit të Ri.

Unaza mundëson lidhjen e Tiranës me akset kombëtare. Nyja kryesore e saj është ish sheshi Shqiponja.

Pjesë e projektit në këtë zonë janë 5 tunele, ku ndy prej tyre shpërbejnë për të tu lidhur me autostradën Tiranë Durrës për hyrje dhe dalje.

Duke shkurtuar pritjet e gjata në trafik, përmes unazës, kryeqyteti lidhet tashmë më lehtë, me Durrësin dhe pjesën qendrore e jugore të vendit, përmes rrugës Arbrit drejt Dibrës, Elbasanin dhe qytetet e tjera të Juglindjes.

Unaza e Madhe, një nevojë e domosdoshme e Tiranës është tashmë e finalizuar, ndërsa pritet që brenda janarit te mbyllen disa punime anesore në mbikalimet që shërbejnë për hyrje dhe dalje.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *