Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Selanik. Një urban ka përplasur një këmbësor dhe nga frenimi i papritur janë lënduar edhe tre pasagjerë që ndodheshin në urban.
Të lënduarit u transportuan në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor. Ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.