Ushtroi dhunë ndaj djalit 23-vjeçar, e pëson keq babai

Editor
1 Min Read

Një baba duket se nuk ka duruar dhe ka rrahur djalin e tij 23-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Vaun e Dejës, ndërsa babai dhunues është arrestuar nga policia.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës arrestoi shtetasin L. L., 54 vjeç, banues në fshatin Bushat, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij 23 vjeç

Gjithashtu, njoftohet se nga stacioni i Policisë Velipojë janë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 44 vjeç, pasi ka kallëzuar një 60-vjeçar se shtetasi S. P. ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të tij, në fshatin Rrjoll.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme..

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *