Merkatoja dimërore në klubin e Granadës duhej të kalonte qetësisht, por situata ka ndryshuar rrënjësisht për shkak të veprimeve të Myrto Uzunit. Futbollisti shqiptar, që prej kohësh kërkon përmirësim të kontratës, ka marrë një ofertë nga MLS dhe ka refuzuar të stërvitet deri në zgjidhjen e situatës së tij. Kjo e ka vendosur klubin andaluz në një pozitë të vështirë, duke kërkuar zgjidhje të shpejtë.
Në moshën 29-vjeçare dhe me një performancë mbresëlënëse, Uzuni ka kërkuar përmirësim të kushteve kontraktuale, por negociatat nuk kanë arritur marrëveshje. Kjo ka shkaktuar një situatë të tensionuar, që tani ka shpërthyer.
Sulmuesi shqiptar ka marrë ofertë nga FC Austin në MLS, klub i gatshëm të paguajë 10 milionë euro për kartonin e tij. Për më tepër, klubi amerikan i ofron dyfishimin e pages sulmuesit shqiptar, duke e çuar në rreth 1.5 milionë euro në vit. Pra, një ofertë thuajse e parezistueshme.
Pas pushimeve dimërore, Uzuni vendosi të mos kthehet në stërvitje, duke humbur ndeshjen kundër Getafes. Trajneri Escribá ka konfirmuar se ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës edhe në përballjen kundër Burgosit, ndërsa situata vazhdon të jetë e pazgjidhur.
Trajneri i Granadës u shpreh hapur për situatën në konferencën për shtyp: “Kur u kthyem nga pushimet, Uzuni tha se nuk ndihej i gatshëm për t’u stërvitur. Nëse nuk stërvitet, nuk mund të llogaritet për ndeshjet. Nuk mund ta detyroj askënd të stërvitet, por nëse nuk e bën, ai nuk do të jetë pjesë e planeve të mia”.
Granada tani përballet me një krizë të ndërlikuar. Uzuni ka qenë një lojtar kyç në sulmin e të tijve, mungesa e shqiptarit e ka dobësuar ndjeshëm skuadrën. Klubi duhet të zgjedhë midis pranimit të ofertës së Austin dhe kërkimit të përforcimeve ose arritjes së një marrëveshjeje me lojtarin. Të dyja rrugët janë të mbushura me sfida dhe paqartësi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush