Një 31-vjeçare italiane është ndaluar në doganën e Kapshticës, pasi i është gjetur një sasi kanabisi.
Italianja ishte duke udhëtuar drejt Greqisë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e mitur kur u kap me lëndën narkotike.
Gjatë kontrollit të makinës, rreth 200 gram kanabis u gjet e fshehur në një qese me mbeturina që ndodhej brenda makinës.
Italianja deklaroi se e posedonte lëndën narkotike për përdorim vetjak.