Vajza nxori nga shtëpia nënën:
jë e moshuar denoncoi në emisionin “Fiks Fare” se i është marrë shtëpia dhe ajo, së bashku me bashkëshortin, kanë ngelur rrugëve.
Lumturi Baho tha për emisionin investigativ se ka pasur një apartament në qytetin e Lushnjes, në bashkëpronësi të saj, burrit dhe djalit. Fillimisht, djali u ka lënë prokurë përfaqësimi, por më pas e tërheq në vitin 2019. Madje, bën edhe një akt-noterial.
Në vitin 2020, dy të moshuarit, që s’kishin dijeni për aktin noterial të djalit, ia kalojnë shtëpinë me noteri vajzës. Noteri që bëri akt-shitjen, nga të moshuarit te vajza e tyre, nuk verifikoi tërheqjen e prokurës nga djali, duke sjellë që në 2023 vajza të largojë me forcë nga shtëpia dy të moshuarit.
“Kemi pasur një apartament në Lushnje, në bashkëpronësinë time, burrit Sejmen Baho dhe djalit Altin Baho. Apartamentin e kemi pasur para viteve ’90 ne si çift, teksa pas privatizimit u fut edhe djali Altini. Jetuam dhe krijuam familje në atë banesë, dy djem dhe 1 vajzë. Ndërkohë, pak vite më parë, vajza na kërkonte që ne t’i kalonim në pronësi apartamentin, pasi edhe djali jetonte në Tiranë.