
VLORË- Një vatër zjarri është aktivizuar sërish në fushën e mbetjeve në Vlorë. Siç shihet edhe në pamje flakët po përhapen masivisht duke djegur mbeturinat që janë në këtë fushë.
Gjithashtu flaket dhe djegia e mbetjeve ka shkaktuar dhe një re tymi që është përhapur në pjesën më të madhe të qytetit. Kjo është e disata herë që vendgrumbullimi i mbetjeve në Vlorë përfshihet nga zjarri.