Vdes në aksident shqiptari 25-vjeçar, po ngiste kamionin, kur…

Editor
2 Min Read

Një tjetër aksident me një jetë të humbur është shënuar në rrugët e Italisë. Pak pas orës 10 të mëngjesit të sotëm, të hënën e 22 prillit, kamioni i drejtuar nga një i ri 25-vjeçar u përplas me shpejtësi të madhe me një kamion të ndaluar në një radhë në autostradën A22, në zonën midis komunës Veroneze të Nogarole Rocca dhe Mantovës në veri. I riu që ishte shofer- me origjinë shqiptare, me banim në Piza – vdiq brenda kabinës së kamionit, e cila u rrudhos nga përplasja.

Ndihma e shpejtë e Veronës shkuan në vendngjarje, u përpiqën të sillnin më vete 25-vjeçarin, por ishte vonë. Policia rrugore e Verona Sud ka ndërhyrë për të zbardhur dinamikën e aksidentit. Sipas një rindërtimi fillestar, kamioni që drejtohej nga shqiptari u përplas me tjetër kamion më të madh, që kishte ndaluar më herët në autostradë. Operacionet për lëvizjen e rimorkios zgjatën deri në orën 8:22 të mëngjesit, kohë në të cilën një korsi u rihap për të lejuar qarkullimin.

Në orën 9:40 kishte një tjetër mbyllje të autostradës, këtë herë për të liruar rrugën nga rimorkio. I tradhtuar nga shiu dhe dukshmëria e dobët, viktima nuk ka vërejtur mjetet e ndalura në kolonë dhe ka goditur makinën e fundit të rreshtit. Shtrirja e autostradës midis kabinave të pagesës Nogarole Rocca dhe Mantua Nord mbeti e mbyllur për trafikun deri rreth mesditës, kur përfunduan operacionet e shpëtimit dhe sigurisë për automjetet.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *