Merr flakë në ecje makina në aksin Velipojë-Shkodër

Editor
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në aksin rrugor Velipojë-Shkodër, ku mësohet se një automjet ka marrë flakë në ecje.

Policia e Shkodrës njofton se një makinë ka marrë flakë në ecje në aksin rrugor Velipojë-Shkodër.
Efektivët shprehen se automjeti dyshohet se ka marrë flakë, për shkak të një shkëndije elektrike.
“Velipojë/Rreth orës 14:40, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në ecje, automjeti me drejtuese shtetasen A. T. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të zjarrit”, njofton policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *