
Kombi është themeli i godinës së shtetit, sa më i fortë të jetë themeli, aq më shumë qëndron godina.
Shumica e politikanëve ngjajnë me shpërgejtë; duhen ndërruar shpesh se zënë erë shpejt.
Nështrimi është një vetvrasje e përditshme.
Nuk ka zotërinj më të mëdhenj se të vetëquajturit shërbëtorë të popullit.
Inisiativa private që mbështetet në shfrytëzimin tinëzar e të pamëshirshëm të natyrës është edhe më e keqe se socializmi i dështuar.
Sistemi i sotëm ekonomiko-shoqëror do të bjerë shpejt nëse ne nuk do të rishikojmë urgjentisht raportet e tij me mjedisin dhe natyrën.
Transparenca është syri i demokracisë.
Pushteti është shumë i madh, por është shumë i vlefshëm për t’a lënë në dorë të politikanëve.
Zgjedhjet fitohen kryesisht për hir të faktit që pjesa më e madhe e njerëzve votojnë kundër dikujt sesa për dikë.
Demokracia plus injoranca e popullit është rruga më e shkurtër drejt despotizmit nëpërmjet demagogjisë.
Kemi mësuar të fluturojmë si zogjtë e të notojmë si peshqit, por nuk e mësuam dot kurrë artin e bashkëjetesës si vëllezër.
Koha mbërrin vetë në udhërkryqin e pashmangshëm. Heshtja mbërrin vetë në pikën e ngopjes. Dufi arrin vetë pikën e shpërthimit. Maskat arrijnë vetë çastin e rënies.
Politika ngec në vepra, nuk ngec në fjalë. Ky është kurthi i saj. Demagogët besojnë se nëpërmjet spërdredhjes së gjuhës mund të justifikojnë çdo gjë, madje t’i paraqesin, sipas rastit dhe interesit, në të njëjtën dritë të shkëlqyer zgjidhjet e ndryshme apo të kundërta.