
Pas vendimit të SPAK për sekuestro të një prone të paluajtshme dhe shtesës së pronës ndaj çiftit Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, reagojnë avokatët e kryebashkiakut të Tiranës.
Avokatët shprehen se akuzat nga ana e drejtësisë duhet të bazohen në prova duke e konsideruar të padrejtë kështu aksionin e sotëm për sekuestrimin e pronës.
Reagimi i plotë:
Në vijim të raportimeve mediatike dhe interesit të shtuar publik lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 27 të vitit 2024, sqarojmë si më poshtë.
As Erion Veliaj dhe as Znj. Ajola Xoxa nuk janë pronarë të kesaj pasurie të sekuestruar dhe nuk kanë asnjë lidhje pasurore apo ligjore me subjektin tregtar “A.K.” shpk, e as me pasurinë që është objekt i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”.
Pasuria e paluajtshme në pronësi të Z. Xoxa është apartamenti ku ata banojnë, në zonën e Selitës, krijuar para marteses dhe ky apartament nuk është dhe nuk ka qenë në asnjë moment objekt hetimi apo sekuestrimi nga ndonjë autoritet ligjzbatues.