Vendos rekordin e ri…

Jil
Jil
2 Min Read

Erling Haaland u bë sot protagonist absolut në suksessin 3:0 të skuadrës së Manchester City ndaj Bayern Munih në Ligën e Kampioneve.

Futbollisti norvegjez dha një asist e më pas shënoi gol në këtë sfidë, duke u treguar përsëri vendimtar.

Për të, ishte thyerja e një mallkimi ndaj bavarezëve, të cilëve u shënoi gol për herë të 6 në karrierë.

Por në të 7 takimet e mëparshme ndaj tyre, ai nuk ia kishte dalë të fitonte asnjëherë, mallkim të cilin e theu sot duke qenë ai protagonisti absolut në një turne i cili po kthehet gjithnjë e më shumë në të preferuarin e tij,

Haland realizoi sot golin e 11 të këtij edicioni në Ligën e Kampioneve, duke çuar në 34 numrin e rrjetave të tundura në këtë turne në karrierë.

Sigurisht, më i riu që arrin këtë shifër e sigurisht, edhe ai të cilit i janë dashur më pak ndeshje për të realizuara këtë numër të pabesueshëm golash në turneun elitar në Europë.

Haland iu deshën vetëm 26 ndeshje, ndërsa ai i cili mbante rekordin më parë ishte Rud Van Nistelroi, me 39 ndeshje të luajtura.

Më pas, vijnë Messi e Mbappe me 54 ndeshje, të ndjekur nga Inzaghi e Lewandowski me 55, Neymar me 56, Cavani me 58 dhe Benzema me 59.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *