Vënia në pranga e Metës Blushi: Nuk i është lejuar të flasë…

Editor
2 Min Read

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se Ilir Metës nuk i janë lejuar të drejtat më bazike në paraburgim. Në një deklaratë për mediat, Blushi theksoi se arrestimi i Metës është i paparecedentë dhe i paligjshëm. Gjatë fjalës së tij, Blushi u shpreh se Metës nuk i është lejuar të flasë me avokatin dhe arrestimi i tij është bërë pa asnjë njoftim zyrtar.

“Ka të drejtë të komunikojë me avokatin dhe ky nen është shkelur me të dyja këmbët nga narko-policia e Ramës. Arrestimi duhet të ndjekë proceduart e duhura dhe secili ka të drejtë të dijë se pse arrestohet dhe kjo është shkelur për Ilir Metën me të dyja këmbët. Rasti i 21 tetort, rrëmbimi terrorist i Presdentit Meta tregon qartë që nuk i është komunikuar asnjë vendim gjyqësor, nuk janë lejuar të telefonojnë avokatin dhe ata persona me masak s’kanë pranuar të identifikohen.

Pretendohet se këta policë janë identifikuar, por emrat e skuadrës terroriste nuk i kemi në dispozicion. Shkelja e të gjitha të drejtave, provojnë se nuk kemi të bëjmë me asgjë me shumë veçse me një arrestim ztë paligjshëm dhe banditesk. Tregohet qartë që një arrestim i paligjshëm ka pasoja për integritetn e drejtësisë. I gjithë kuadri ligjor që është shkelur haptas, është i paligjshëm, denigrues, degradues dhe në kundërshtim më kushtetutën e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut,” tha Blushi.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *