Veriu i Italisë goditet nga stuhia, rrëshqitje dheu dhe përmbytje

Editor
1 Min Read

Veriu i Italisë u godit nga një stuhi që shkaktoi rrëshqitje dheu dhe përmbytje, si pasojë e së cilës u ndalua qarkullimi hekurudhor, ndërsa në disa vende u mbyllën shkollat. Stuhia goditi rajonin veriperëndimor të Liguria.

Dy fluturime për në Genova u devijuan në Piza dhe Torino, dhe fluturimet nga Roma dhe Piza u devijuan për në Catania ose u anuluan. Alarmi portokalli u aktivizua në Emilia Romagna dhe qytetin port të La Spezia, ku shkollat ​​u mbyllën, raporton Stampa. Stuhia do të prekë sot Lombardinë dhe Toskanën, thanë shërbimet kompetente.

Vëmendja është përqendruar në provincat e Parmës dhe Piacenza-s dhe në zonat malore dhe kodrinore të provincës Reggio Emilia. Në Milano është aktivizuar alarmi i verdhë i motit për shkak të rrezikut të përmbytjes së dy lumenjve Seveso dhe Lambro.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *