
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Dyshohet se një 60-vjeçare është vetëhedhur nga kati i tetë i pallatit dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit.