JiL.al - Jeto i Lumtur

Vetëm një vend për në finale Spanja favorite Franca me ndryshime

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kontinenti i vjetër do të njohë sonte finalistin e parë të kampionatin Evropian, që do përcaktohet nga një super duel siç është ai mes Spanjës dhe Francës. La Roha vjen si favorite, por përballë kanë një kundërshtar të paparashikueshëm dhe si një shkëmb për t’u mposhtur, pasi këtë kampionat Evropian kanë pësuar vetëm 1 gol.

Sot Deshamps pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, duke ulur fillimisht në stol Camavingën, pasi është rikthyer Rabiot. Ajo që nuk pritej, por sipas L’Equipe është vendosur, Dembele do e nisë si titullarë në vendin e Griezmann, ndërsa edhe njëherë Kolo Muani do luajë si sulmues 9-sh para Marcus Thuram.

Te Spanja janë të detyruar për ndryshime dhe pika e dobët pritet të jetë krahu i djathtë i mbrojtjes ku Carvajal dhe Le Normand mungojnë për shkak kartonash. Vendin e tyre do e marrin Nacho i cili vuan nga një lëndim dhe 38-vjeçari Jesus Navas. Për shkak të dëmtimit të Pedrit Olmo e ka të sigurtë formacionin.

Trajneri i Spanjës De La Fuente pret një ‘spektakël brilant në këtë përballje’, ndërsa Rodri thotë se ‘La Roha është në Evropian vetëm për të fituar’. Duhet theksuar se përballë në Mynih do vihen Spanja 3 herë kampione Evrope dhe Franca 2 herë. Në përballjet direkte në Evropian Spanja e ka mposhtur Francën në çerekfinalet e 2012, ndërsa Franca ka bërë të njëjtën gjë në vitin 2000. Në memorien e kombëtareve është edhe finalja e kampionatit evropian të vitit 1984 kur Franca bëri për herë të parë të vetin trofeun.

Scroll to Top