Mjaftoi vetëm një gabim në penallti dhe Zvicra në shtëpi.
Anglia ka mundur Zvicrën në Dyseldorf, duke u kualifikuar më tej vetëm falë penalltive.
Sfida nisi me presion nga të dyja skuadrat, por pa mundur të gjenin golin në pjesën e parë, teksa rrjeta u tund vetëm në minutën e 75’ nga Embolo. Gjithsesi “Tre Luanët” nuk u dorëzuan dhe barazuan pas vetëm pesë minutash me anë të Saka.
Koha shtesë pati raste nga të dyja skuadrat, por rrjetat nuk u tundën më, duke ia lënë fatin e ndeshjes në dorë goditjes së 11-metërshave.
Nga penalltitë, për anglezët nuk gaboi asnjë, ndërsa te zviceranët, i vetmi që u ndal nga Pickford ishte Akanji.
Kështu Anglia avancon për në gjysmëfinalet e Europianit, aty ku do të gjejë fituesin e sfidës Holandë-Turqi, ndërsa Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit largohet nga ky Europian pa asnjë humbje në kohën e rregullt.
Penalltitë, Angli-Zvicër (5-4)
1. Gjuan Palmer për Anglinë dhe shënon.
2. Akanji gjuan për Zvicrën, pret Pickford.
3. Gjuan Bellingham për Anglinë dhe shënon.
4. Gjuan Schar për Zvicrën dhe shënon.
5. Gjuan Saka për Anglinë dhe shënon.
6. Gjuan Shaqiri për Zvicrën dhe shënon.
7. Gjuan Toney për Anglinë dhe shënon.
8. Gjuan Amdouni për Zvicrën dhe shënon.
9. Gjuan Arnold për Anglinë dhe shënon.
Mbyllen shtesat. Ndeshja shkon te penalltitë.
119’- Amdouni i afrohet golit, me një gjuajtje të fortë me të majtën. Pret me vështirësi Pickford.
117’– Xherdan Shaqiri “flirton” me golin. Gjuajtja nga goditja e këndit, ndalet te tranversa.
116’- Mundësi shumë e mirë për Zvicrën me Widmer, që bllokohet në momentin e fundit dhe nuk shënon dot.
109’- Aktivizohet Xherdan Shaqiri, merr vendin e Embolo. Zëvendësim edhe tek Anglia, Toney merr vendin e Harry Kane.
105′- Nis pjesa e dytë e shtesave. Interesante është se në 15 minutat e para të kohës shtesë përfaqësuesja angleze pati 2 gjuajte në portë, krahasuar me vetëm 1 gjuajtje të realizuar në më shumë se 90 minuta të kohës së rregullt.
Mbyllet pjesa e parë.
102’- Mundësi e mirë për Anglinë. Bellingham, provon me dy tentativa, që fillimisht ndalet nga Xhaka dhe më pas nga portieri Sommer.
98’- Largohet Ndoye te Zvicra dhe zëvendësohet nga Zakaria.
95’- Predhë e Declan Rice nga jashtë zone. Sommer bën heroin me një pritje spektakolare, për ta dërguar topin në goditje këndi.
90‘- Startojnë shtesat!
Mbyllet koha e rregullt. Ndeshja shkon në shtesa.
92’– Rast i artë shënimi për Zvicrën. Embolo prek me kokë topin që shkoi te Ndoye dhe i heq mundësinë e golit me kokë.
Akodrohen 3 minuta shtesë!
87’- Xhaka bën një ndërhyrje vendimtare, duke i larguar topin nga këmbët Bellingham, që mund të bëhej i rrezikshëm në zonë.
19:41, 6 Korrik 2024 Sfida Angli-Zvicër transmetohet në Klan Plus nën komentin e Alban Xhihanit dhe analizën e Arjan Peços.
Për të gjithë ata që nuk kanë mundësi që të qëndrojnë para ekranit të televizorit, Tvklan.al është zgjidhja juaj.
Gazetarët Krisildi Maxhari dhe Erald Zeneli do t’ju përcjellin ndeshjen minutë pas minute, fakte dhe detaje nga sfida!
80’- Gooool Anglia 1-1! Super Bukayo Saka, me sulmuesin që realizon supergol nga jashtë zone dhe vendos baraspeshën. Anglezët shënojnë në gjuajtjen e parë në portë.
75’- Gooool Zvicra 0-1! Zhbllokohet sfida nga Embolo. Sulmuesi dërgon topin në rrjetë, pak metra mbi vijën fatale. Një pasim i shkëlqyer i Ndoye në zonë, u shfrytëzua në maksimum nga Embolo, që i jep avantazhin Zvicrës.
19:32, 6 Korrik 2024
“Me 130 ndeshje, Granit Xhaka është rekordmeni i kombëtares zvicerane, 14 gola të realizuar nga 2011-ta. 6 ndeshje më pak sesa Xherdan Shaqiri”.
ANGLIA: Pickford, Walker, Stones, Konsa, Trippier, Mainoo, Rice, Saka, Bellingham, Foden, Kane.
ZVICRA: Sommer, Schar, Akanji, Rodriguez, Aebischer, Xhaka, Freuler, Rieder, Vargas, Ndoye, Embolo.