Vidhen 10 milionë lekë mall në një market në Lushnjë

Editor
1 Min Read

LUSHNJË- Një market në Lushnjë ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Golem i Vogël në Lushnjë.

Pronarët e marketit kanë deklarur se janë vjedhur rreth 10 milionë lekë të vjetra mall. Ata kanë shtuar gjithashtu se, hajdët kanë marrë edhe një makinën e komshiut që ishtë në oborr.

Por sipas banorëve të lagjes, kjo është ngjarje e përsëritur. Ata thonë se vjedhjet në këtë zonë janë të shpeshta, ndërsa rrëfejnë raste të tjera të vjedhjeve.

Ndërkohë, policia e Lushnjës është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes teksa informojnë se kanë rënë në gjurmët e njërit prej autorëve të vjedhjes së mëngjesit të sotëm. Sipas bluve, në një ullishte është kapur mjeti i vjedhur dhe i mbushur me mallrat e marketit, ndërsa policia po kërkon për bashkëpunëtorët e tjerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *