Vijojnë lëkundjet në Shqipëri, sizmologu: Tërmeti i fortë u ‘paralajmërua’ nga 27 paragoditje

Jil
Jil
1 Min Read

Tërmeti me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së martës, është pasuar nga 12 paslëkundje të tjera, sipas të dhënave të Qendrës Europiane të Sizmologjisë. Lëkundja më e fortë pas goditjes kryesore ka qenë me magnitudë 3.2 dhe ka ndodhur pranë epiqendrës së tërmetit fillestar.

Në një lidhje direkte Damiano Koxhaj nga Instituti Shqiptar i Sizmologjisë bëri me dije se përpara goditjes kryesore janë regjistruar gjithashtu 27 paragoditje me intensitet të ulët. Ai theksoi se pasgoditjet janë një fenomen i zakonshëm pas një tërmeti të këtij lloji dhe nuk përbëjnë rrezik për banorët. Sipas Koxhajt, këto lëkundje tregojnë se zona po i rikthehet normalitetit dhe nuk ka vend për panik.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania