
Procesi i rinumërimit për Qarkun e Durrësit po vijon edhe këtë të premte, ndërsa janë hapur 11 kutitë e para, nga 290 kuti në total.
Bëhet me dije se nga hapja e këtyre kutive, janë evidentuar edhe gabimet e para, ku rezulton se PS-së i janë shtuar padrejtësisht 3 vota.
Ndërkohë, Partisë Demokratike dhe Nismës Shqipëria Bëhet, i janë shtuar nga 1 votë. Ndërsa sa i përket betejës brenda PD-së, mes kandidatëve, Aulon Kalaja dhe Arjan Ndojës, ky i fundit ka humbur 3 vota, teksa ish-prokurorit i është shtuar një votë.
Kujtojmë se Kalaja kërkoi rinumërim të votave në këtë qark, me pretendimin se i janë trafikuar vota brenda partisë, ndëkrohë që pritet të shihet deri në fund të procesit nëse do të ketë ndryshim të rezultatit.