JiL.al - Jeto i Lumtur

 Villarreal zyrtarizon mbrojtësin Sergi Cardona

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Skuadra e La Ligas, Villarreal ka njoftuar të enjten një lojtar të ri për mbrojtjen e tyre.

Mbrojtësi i majtë Cardona, nga ana e tij, ka parë prej kohësh emrin e tij të përflitej në media për transferimin.

25-vjeçari ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë me Las Palmas çka ka shtyrë dhe Villarreal të përfundojë transferimin këtë verë.

Për Cardona ishin në garë disa ekipe nga La Liga, por “El Submarino Amarillo” ishte e gatshme të plotësonte kërkesat financiare të Las Palmas.

Diçka si një garë për shërbimet e tij, nga ana tjetër, u ndez, me një numër klubesh nga e gjithë.

Sipas një deklarate zyrtare në faqen e internetit dhe platformat e mediave sociale të “Nëndetëses së Verdhë”, Cardona ka firmosur kushtet me klubin deri në verën e vitit 2027: “Villarreal CF ka arritur një marrëveshje me Sergi Cardona, i cili i bashkohet nëndetëses si agjent i lirë dhe do të luajë për verdhezinjtë për tre sezonet e ardhshme, deri në qershor 2027” – shkruhet në deklaratën e klubit.

Scroll to Top