Vjedhje dhe trafik droge arrestohen tre persona në kërkim

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tre persona të shpallur në kërkim janë arrestuar këtë të shtunë në pikat kufitare në Qafë Thanë dhe në Kapshticë. Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë:

M. D., 28 vjeç, banues në Drenovicë, Berat, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.E. P., 33 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan për “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.N. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan për veprën penale “Vjedhje”.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Kontrolle intensive për kapjen e personave në kërkim.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë krahas masave për përballimin e fluksit me qëllim eliminimin e radhëve kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe në kufirin e gjelbër me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e personave në kërkim.

Kapen në Qafë Thanë dhe në Kapshticë tre shtetas të shpallur në kërkim.

Në këtë kuadër shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Thanë, ndaluan në hyrje, shtetasin M. D., 28 vjeç, banues në Drenovicë, Berat, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po nga këto shërbime u kap dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kanosje”.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje u kapën shtetasit në kërkim:

E. P., 33 vjeç, banues në Elbasan i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”

N. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan për veprën penale “Vjedhje”.

Të dyja rastet, i kaluan DVP Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Scroll to Top